Pas më shumë se dy orësh qëndrim para Kuvendit, protesta e opozitës u zhvendos para Kuvendit. Aty tubimi u shoqërua me tensione.
Protestuesit hodhën bomba molotov dhe fishekzjarre në drejtim të hyrjes së Kuvendit. Nga ana tjetër policia u kundërpërgjigj duke hedhur gaz lotsjellës, çka solli edhe shpërndarjen të protestuesve.
Edhe përpara Kryeministrisë , protesta u shoqërua me tensione dhe dhunë. Tubuesit hodhën molotov dhe flakadanë drejt godinës.
Për pasojë mori flakë dera hyrëse e saj. Gjithashtu, pati përleshje mes protestuesve dhe policisë, ku u shkatërrua kordoni metalik që rrethonte kryeministrinë./abcnews.al