Ekpertët kanë nënvizuar se problematik mbetet përhapja e virusit të grupmosha të caktuara.
“Rritja e transmetimit midis grupmoshave më të vjetra ka filluar të përkthehet në sëmundje të rënda. Ndërsa kjo valë e re po përhapet në të gjithë Evropën, është thelbësore të ruhet mbrojtja e grupeve vulnerabël dhe të shmanget çdo shtyrje e vaksinimit.”
Ndërsa vaksinat ekzistuese të koronavirusit vazhdojnë të ofrojnë mbrojtje të mirë kundër shtrimit në spital dhe vdekjes, efektiviteti është ulur pasi virusi ka evoluar.
Prodhuesit e vaksinave, si Moderna dhe Pfizer – BioNTech kanë testuar versionet e reja të vaksinave të tyre të modifikuara për të luftuar variantet e reja të Omicron.
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se numri i rasteve ishte rritur me 18 për qind krahasuar me javën e kaluar ku ishin raportuan më shumë se 4.1 milionë raste të reja në nivel global.
OBSH, njoftoi se numri i vdekjeve në mbarë botën mbeti relativisht në të njëjtin nivel me rreth 8,500 në dite.
Ndërsa pandemia hyn në vitin e tretë, pothuajse të gjitha vendet e BE-së kanë hequr shumicën e masave kundër koronavirusit. /abcnews.al