Lavrov lë takimin e G20 kur flet ministrja gjermane, dërgon edhe një mesazh për Boris Johnson

schedule14:20 - 8 Korrik, 2022

schedule 14:20 - 8 Korrik, 2022

Ministri i Jashtëm rus u largua herët nga takimi i G20, pasi u tha homologëve të tij se pushtimi rus i Ukrainës nuk ishte përgjegjës për një krizë globale urie dhe sanksionet për të izoluar Rusinë përbënin një deklaratë lufte.

Mbledhja e së premtes ishte konfrontimi i parë i drejtpërdrejtë i Sergei Lavrov me liderët nga perëndimi që kur Rusia filloisulmin e saj ndaj Ukrainës.

“Nëse perëndimi nuk dëshiron të zhvillohen bisedime, por dëshiron që Ukraina të mundë Rusinë në fushën e betejës – sepse të dyja pikëpamjet janë shprehur – atëherë, ndoshta, nuk ka asgjë për të folur me perëndimin”, tha Lavrov.

Ministri rus, i ulur midis Arabisë Saudite dhe Meksikës, akuzoi gjithashtu perëndimin se po i bën presion Ukrainës që të përdor armët e saj në luftime. Ai doli në momentin kur ministrja e jashtme gjermane, Annalena Baerbock, po fillonte të fliste.

Më pas ai tha se kishte ardhur në Bali për të marrë një përshtypje “se si merr frymë perëndimi”.

“Agresorë, pushtues, okupatorë. Ne kemi dëgjuar mjaft gjëra të tilla sot”, tha ai duke përshkruar fjalimet e bëra nga homologët e tij perëndimorë. Ai tha se disa nga fjalimet u bënë për efekt teatrale, duke përmendur Boris Johnson si shembullin kryesor.

“Epo, ai dha dorëheqjen dhe kështu qoftë. Të gjithë thanë se Rusia duhet të izolohet. Por deri më tani partia e tij e ka izoluar Boris Johnson”, tha Lavrov.