Aksident i rëndë në Berat, minoreni në timon “hedh në ajër” gruan që po kalonte në vijat e bardha, i mori çelësat fshehur xhaxhait

schedule12:29 - 8 Korrik, 2022

schedule 12:29 - 8 Korrik, 2022

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në dalje të qytetit të Beratit, në lagjen “Çelepias.”

Një minoren që po drejtonte një automjet me targa gjermane ka përplasur një grua në vijat e bardha e cila po kalonte rrugën dhe e ka hedhur atë disa metra tutje.

Pasi ka goditur gruan, minoreni që drejtonte mjetin tip Volvo me targa gjermane ka përplasur nga prapa edhe një mjet tip Volswagen Passat, që po udhëtonte para tij në të njëjtën korsi.

E plagosura, rreth 65 vjeç është banore e lagjes “Çelepias” dhe po kalonte rrugën për të ikur në shtëpi me qeset e ushqimeve në dorë.

Ushqimet e të plagosurës janë shpërndarë në të gjithë rrugën.

Gruaja është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, në gjendje të rëndë, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, për këqyrjen e vendit të ngjarjes.

Burimet policore në vendngjarje konfirmojnë se minoreni B.O ishte duke qarkulluar me shpejtësi në momentin që ka përplasur gruan në vijat e bardha.

Të njëjtat burime konfirmojnë se minoreni ja kishte marrë çelësat e makinës fshehurazi xhaxhait që ishte kthyer nga Gjermania për të shëtitur në qytet./Abcnews.al/