Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nardi të bëhet i gjallë”, DiCaprio reagon sërish për lumin Vjosa pas deklaratës së Ramës

schedule09:54 - 8 Korrik, 2022

schedule 09:54 - 8 Korrik, 2022

Leonardo di Caprio ka reaguar pas njoftimit të kryeministrit Edi Rama për ta shpallur zonën përgjatë lumit Vjosa si park natyror. Aktori hollivudian ka postuar një video në rrjetet sociale, ku njofton se “qeveria Shqiptare është vetëm një hap larg shpalljes së Vjosës, Park Kombëtar”.

“Qeveria e Shqipërisë është një hap pranë shpalljes së Parkut të parë Kombëtar të lumit të egër në Europë, pasi së fundmi ka partneritet me Patagonia për të mbrojtur lumin Vjosa – një përpjekje që përfshin fushatën #SavetheBlueHeartofEurope. Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh i egër në Europë.

LEXO EDHE: “Nardi do bëhej i gjallë”, Rama “shan” Leonardo di Caprion. Mesazhi për të ftuarin: Një UFO erdhi këtu dhe donte të mbronte Vjosën

Lumi dhe degët e tij rrjedhin të pazbutur nga burimi në det, duke krijuar një ekosistem të biodiversitetit që mbulon mbi 300 km. Ajo është shtëpia e 1,100 llojeve të kafshëve, duke përfshirë 13 kafshë të kërcënuara globalisht dhe dy specie bimore”, shkruan Leonardo di Caprio.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leonardo DiCaprio (@leonardodicaprio)

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!