Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se ngritja e flamurit ukrainas në ishullin e gjarpërinjve në Detin e Zi është një shenjë se vendi i tij nuk do të dorëzohet, shkruan The Guardian.
Në një fjalim kombëtar të enjten mbrëma, Zelensky tha se operacioni dy mujor për të rimarrë ishullin e gjarpërinjve ishte një paralajmërim për të gjitha forcat ruse.
“Le të shohë çdo kapiten rus, në një anije apo avion, flamurin ukrainas në ishullin e gjarpërinjve dhe le ta dijë se vendi ynë nuk do të dorëzohet kurrë”, tha Zelensky.
/abcnews.al