“Kemi pasur vështirësi në finalizim, edhe pse erdhi edhe si një rezultat i mbrojtjes kundërshtare me shumë forca. Nëse nuk shënon në këto situate, loja vështirësohet akoma më shumë”, kështu do ta niste deklaratën e tij trajneri Shpëtim Duro, pas barazimit me Iskran në Conference League.
Timonieri i kurbinasve gjithashtu theksoi se iu mohua një 11-metërsh, një moment që mund të kishte ndryshuar rrjedhën e sfidës.
Rasti i penalltisë? “M’u duk totalisht një 11-metërsh, nuk e di se si e ka parë gjyqtari, por janë këto momente që zgjidhin situatën. Për mua ishte penallti.
Si Spahiu dhe Ujka kanë bërë ndeshje të mira. Dëmtimi i Spahiut është i lehtë, nga bllokimi.
Ne dominuam, qarkulluam topin. Qato na u dëmtua në momentet e fundit, por të dy lojtarët që ishin në fushë bënë ndeshje të mira.
Do të ishte pozitive të merrnim fitoren, por ne do të tentojmë në maksimum, sepse kemi kualitetet e duhura për ndeshjen në transfertë”, deklaroi Duro. /f.a/abcnews.al