Prej ditësh diskutohet në media se ka mosmarrëveshje mes drejtorit sportiv, Igli Tares dhe presidentit të Lazios, Claudio Lotito.
Nëpërmjet një komunikimi reagoi klubi se asgjë s’është e vërtetë, teksa ditën e sotme ka qenë vetë numri një i Lazios që ka mohuar zërat.
“Mjaft me polemika, le të flasë fusha. Punojmë të gjithë për të çuar sa më lart skuadrën”.
Presidenti i bardhekaltërve vendos objektivat dhe hapat që klubi do të marrë në merkato: “I kam premtuar Sarrit 2 mbrojtës dhe 2 portierë. Pikë. Një mbrojtës erdhi, tjetri do të vijë.
Do ta mbaj premtimin që i kam bërë teknikut, me të cilin kam përpiluar një listë me lojtarë cilësorë për të ndërtuar një skuadër të madhe”, ka thënë Lotito. /f.a/abcnews.al