Këshilltari i Zelensky-t falendëron Johnson për mbështetjen e pakushtëzuar ndaj Ukrainës: Një lider i vërtetë

schedule14:12 - 7 Korrik, 2022

schedule 14:12 - 7 Korrik, 2022

Mikhail Podolyak, një këshilltar kryesor i presidentit ukrainas, ka falënderuar Boris Johnson për mbështetjen e tij të pakushtëzuar ndaj Ukrainës, shkruan The Guardian.

Ndërsa Johnson njoftoi se do të jepte dorëheqjen si lider i partisë Konservatore, por se do të shërbente si kryeministër ndërsa partia e tij të zgjidhte pasardhësin e tij, Podolyak i bëri homazhe Johnsonit për ndihmën ndaj Ukrainës.

Johnson ishte një lidër i vërtetë”, tha Podolyak, duke pranuar se vizita e kryeministrit në Kiev në prill shënoi vizitën më të profilit të lartë në kryeqytetin ukrainas nga një udhëheqës kombëtar që nga fillimi i luftës.

“Johnson – një njeri që e pa situatën që në fillim, i cili menjëherë i sugjeroi politikës globale të ndryshonte parimet e saj dhe të bëhej më e përgjegjshme dhe të mos pretendonte se lufta në Ukrainë ishte në fakt një konflikt i vogël.

Sot kemi gjithçka që na nevojitet për mbrojtjen efektive të vendit: armë, partneritet dhe koalicion. Dhe falë Johnson, ne e kuptojmë se fitorja është një simbol i vërtetë i së ardhmes së Ukrainës.

Ukrainasit janë “jashtëzakonisht mirënjohës” ndaj Johnson, tha ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!