Zëvendëskryeministri Arben Ahemtaj ka sjellë në vëmendje gjatë fjalës së tij në Kuvend, se si Shqipëria theu embargon e naftës ndaj Serbisë gjatë kohës kur në krye të vendit ishte Sali Berisha.
Ahmetaj tha se thyerja e embargos në ndihmë të luftës është krim, teksa u shpreh i hapur që nëse rezolutës për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë i mungon diçka, atëherë mund të bëhen shtesa.
“Po diskutojmë për një çështje me rëndësi, por e dëgjoj se deputetët e opozitës kërkojnë shkas për të folur dhe gjejnë pretekst. Zoti Balla nuk shprehu asnjë fjalë fyese për askënd. Por iu referua një ngjarje, një të vërtetë që është në dokumentet e Kombeve të Bashkuara. Shqipëria në atë kohë u cilësua si vendi që ka thyer embargon. Janë eksportuar nga Shqipëria 1.7 mln ton naftë. Vetëm në 94-në kanë qenë 4,2 mln lekë akcizë. Kuptojeni se ça i keni bërë makinës së luftës së Millosheviçit. Të thyesh embargon dhe të ndihmosh luftën nuk është krim? Nëse mungon ndonjë gjë rezolutës, hajde i shtojmë, por ju thatë që të ngrihemi mbi palët”, tha Ahmetaj.