Ku e shikon rajonin pas 15 vitesh? Rama: Më e mira nuk ka ardhur ende

schedule10:04 - 7 Korrik, 2022

schedule 10:04 - 7 Korrik, 2022

Kryeministri Rama së fundmi ka dhënë një intervistë për Novi Magazine. Ai foli për marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor, veton bullgare, Kosovën dhe Serbinë dhe pavarësisht se tregon hapur gabimet e BE-së, mendon se “më e mira nuk ka ardhur ende” për Ballkanin Perëndimor.

I pyetur se ku e shikon rajonin e Ballkanit Perëndimor pas 10 apo 15 vitesh, kryeministri u shpreh shpresëplotë se më e mira nuk ka ardhur akoma.

LEXO INTERVISTËN E PLOTË

Rama: Kjo është një pyetje shumë e ndërlikuar dhe nuk jam aq i guximshëm për të parashikuar Ballkanin, por mund të ndaj me ju shpresën time të madhe se më e mira nuk ka ardhur ende.

Gjatë intervistës Rama theksoi se Shqipëria ka bërë atë që i takon për sa i përket rrugës së integrimit në BE, duke shtuar se Bashkimi Evropian duhet të japë pjesën e saj./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!