Lideri i opozitës në Maqedoninë e Veriut, Hristjan Mickoski pretendon se kanë tentuar ta vrasin në protestën e mbrëmjes së sotme në Shkup.
Mickoski ka publikuar një foto në llogarinë e tij në Facebook, ku shihet një person me armë që e ka drejtuar. Në pamjet e kamerave ai shihet që ka qëlluar në ajër, raportojnë mediat në Maqedoninë e Veriut.
Sakaq, lideri i opozitës ka kërkuar arrestimin e tij. “Ky është personi që donte të më vriste sonte. Kërkoj që urgjentisht të arrestohet”, ka shkruar ai në Facebook.
Mickoski, sikurse edhe netëve të tjera, është duke marrë pjesë në protestat që po organizohen kundër propozimit francez. Protestat janë përshkallëzuar në dhunë. g.v/abcnews.al