NATO nuk planifikon të ndërtojë baza në Suedi apo Finlandë

schedule15:43 - 6 Korrik, 2022

schedule 15:43 - 6 Korrik, 2022

NATO nuk ka plane aktuale për të dërguar trupa në Suedi dhe Finlandë pasi të përfundojnë procesin e anëtarësimit të nisur këtë javë, sipas mediave të huaja.

“Ne nuk planifikojmë të kemi një prani shtesë në asnjërin vend, ata kanë forca të frikshme kombëtare. Ata janë të aftë të mbrojnë veten,” tha Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm Mircea Geoana.

Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi javën e kaluar se “nëse kontingjentet ushtarake dhe infrastruktura ushtarake do të vendosen atje, ne do të jemi të detyruar të përgjigjemi në mënyrë simetrike dhe të ngrisim të njëjtat kërcënime për ato territore ku janë shfaqur kërcënime për ne”.

Pasi procesi i pranimit filloi të martën, i takon parlamenteve në të 30 vendet anëtare të ratifikojnë anëtarësimin e Oslos dhe Helsinkit në aleancën Atlantike.

Megjithëse një marrëveshje është arritur në parim me Turqinë për të kapërcyer kundërshtimet e saj në lidhje me politikën e vendeve nordike ndaj militantëve kurdë, ka ende njëfarë hezitimi nëse Ankaraja do ta ratifikojë menjëherë.

“Shpresojmë që procesi të përfundojë shpejt,” tha Geoana, duke thënë se “shumë vende kanë nisur tashmë” hapa drejt ratifikimit, megjithëse ai nuk pranoi të përcaktojë një orar të saktë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!