Lyrical Son dhe gruaja e tij, Gresa festojnë sot 10-vjetorin e lidhjes së tyre. Dyshja janë prindër të dy vajzave me emrin Eva dhe Erika. Në këtë ditë të rëndësishme, gruaja e tij ka postuar një foto në Instagram, duke shkruar dhe disa fjalë të ëmbla.
“Ne ende bëjmë! Faleminderit për dekadën e kohës së mrekullueshme me ty. 10 vite bashkë. Të dua shpirt”, ka shkruar ajo. Ndërkohë, sa i përket muzikës, Lyrical Son solli disa javë më parë duetin me Alban Skënderaj, që u prit shumë mirë nga publiku.
/abcnews.al