Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protesta e 7 korrikut, Sali Berisha – qytetarëve: Shoqëri e heshtur, hiqni dorë nga pasiviteti

schedule11:32 - 6 Korrik, 2022

schedule 11:32 - 6 Korrik, 2022

Një ditë para protestës së 7 korrikut të thirrur prej tij, ish-kryeministri Sali Berisha ka ftuar edhe një herë qytetarët që të marrin pjesë.

Sipas tij kjo protestë do të jetë epike pasi është e një rëndësie jetike për Shqipërinë. Berisha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se qeveria e tij po abuzon me dinjitetin e shqiptarëve.

“Do mbushin bulevardin në një protestë epike, të një rëndësie jetike për Shqipërinë. Pasi siç del çdo orë dhe çdo ditë. Edi Rama dhe ekipi i tij, abuzon me liritë me financat me qenien dhe dinjitetin e shqiptarëve. Temperaturat janë të larta por më e lartë është urrejtja popullore për këtë dhunues të kauzave të lirive.” tha Berisha.

“Le ta bëjmë protestën një magnet për shoqërinë e heshtur shqiptare. Ato duhet të heqin dorë nga pasiviteti dhe “ç’më duhet ma”. Kohën e ka të numëruar.” tha Berisha.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!