Ditën e sotme ka ndodhur një “tërmet” në kabinetin e kryeministrit Britanik, Boris Johnosn, pasi dy ministrat e tij kryesorë kanë dhënë dorëheqjen.
Sajid Javid, Sekretari i Shtetit për Shëndetin dhe Kujdesin Social, dha dorëheqjen duke thënë se kishte humbur besimin te Johnson.
Pastaj vetëm disa minuta më vonë, Rishi Sunak, kancelari i thesarit,ose ministër i financave, ndoqi Javidin nga Doëning Street.
Lajmi vjen pasi një sërë skandalesh, duke përfshirë festa të bëra në zemër të qeverisë gjatë karantinës së vendosur si pasojë e Covid-19, bënë që popullariteti i Johnson të binte ndjeshëm. Ai i mbijetoi një votëbesimi të Partisë Konservatore muajin e kaluar.
Por vetëm disa minuta më pas Johnson njoftoi se Nadhim Zahawi do të zëvendësonte Sunak në Thesar, dhe Michelle Donelan që do të promovohej në Sekretaren e Arsimit për të zëvendësuar Zahawi.
/Abcnews.al/