Humbin jetën 22 emigrantë në brigjet e Libisë

schedule02:00 - 6 Korrik, 2022

schedule 02:00 - 6 Korrik, 2022

Të paktën 22 emigrantë, duke përfshirë tre fëmijë, të gjithë nga Mali, janë mbytur në brigjet e Libisë, njoftoi OKB.

Pas nëntë ditësh në det në një gomone, 61 të mbijetuar, shumica prej tyre nga Mali, u shpëtuan nga roja bregdetare libiane dhe u sollën në breg, njoftoi Organizata Ndërkombëtare për Migracionin.

Qeveria e Malit njoftoi sot, mes shqetësimeve se një krizë urie që rrjedh nga lufta në Ukrainë mund të rrisë shumë përpjekjet për të udhëtuar në Evropë.

22 të vdekurit ishin në mesin e një grupi prej 83 emigrantësh të bllokuar në një varkë që ishte në rrezik që nga 22 qershori, tha në një deklaratë ministria e jashtme e Malit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!