U kap me 34 kg të “bardhë”, shqiptari rrezikon 30 vite burg

schedule18:56 - 5 Korrik, 2022

schedule 18:56 - 5 Korrik, 2022

Një qytetar shqiptar që jeton në Itali rrezikon të dënohet me 34 vite burg, pasi në kamionin q ai drejtonte u kapën 34 kilogram kokainë.

Sipas mediave të huaja, kamioni u ndalua në traun me pagesë në autostradën e Vipitenos, dhe gjatë kontrollit të ushtruar u konstatua se në mjet ndodheshin 34 kilogram kokainë, e cila ishte fshehur në kabinën e shoferit.

Shqiptari u arrestua menjëherë dhe u transferua në burgun e Bolzanos, ndërkohë që pritet që të dalë bnrenda pak ditësh para gjykatës.

Kokaina, me vlerë rreth tre milionë euro, thuhet se nuk ishte e destinuar për tregun e Tirolit të Jugut. Kontrabandisti i dyshuar i drogës përballet me një dënim me burg nga nëntë deri në 30 vjet. Burri përfaqësohet nga avokati Nicola Nettis.

/Abcnews.al/