OPDAT: Sukses i drejtësisë dënimi i Balilit dhe Shullazit

schedule16:40 - 10 Maj, 2019

schedule 16:40 - 10 Maj, 2019

Përfaqësuesja e OPDAT Michele Lakomy ishte e pranishme në një aktivitet të zhvilluar nga Porkuroria e Tiranës, ku foli për rëndësinë e reformës në drejtësi. Lakomi tha në fjalën e saj se dënimi  i Klement Balilit është një shembull se si procesi dhe drejtësia ka funksionuar.

Prokuroria  e Tiranës  zhvilloi  një aktivitet të quajtur “Open Doors” në kudër të Ditës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ku mes të pranishmëve ishte edhe  përfaqësuesja e OPDAT Michele Lakomy, e cila deklaroi para të ftuarve se për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Reforma në Drejtësi mbetet prioritet.

“Që nga momenti që erdha në Shqipëri takova shumë njerëz të zhgënjyer nga korrupsioni dhe për mënyrën se si veprojnë kriminelët. SHBA kane një mesazh; ndryshimi është rrugës. Dënimi i fundit i Klement Balilit është një shembull se si procesi dhe drejtësia ka funksionuar”, deklaroi Michele Lakomy.

Përfaqësuesja e OPDAT nuk la jashte vënëndjes as porocesin për Emiljano Shullazin.

Nje tjetër shembull që drejtësia po funksionon është dënimi i Emiljano Shullazit, një personi me rekorde të rrezikshme kriminale”, tha përfaqësuesja e OPDAT.

Michele Lakomy u shpreh se fokusi është tek ndërtimi i SPAK për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin gjithashtu duhet të forcohet  KLP-ja dhe KLGJ-ja. Puna e OPDAT është vetëm një pjesë e punës së Ambasadës Amerikane duke qenë se reforma në drejtësi është një nga prioritetet kryesore.

Prokurorja Elisabeta Imeraj tha se prokurorët duhet të jenë kurajozë dhe se ata përballen me vështirësi. Gjithashtu drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës i ftoi studentët që të behen prokuror./ABC News Albania 24/7