Banorët në Mariupol po vdesin nga mungesa e ilaçeve, vetëm 3% kanë qasje në ujë

schedule15:51 - 5 Korrik, 2022

schedule 15:51 - 5 Korrik, 2022

Vetëm 3% e banorëve të Mariupolit kanë akses në ujë, sipas këshilltarit të kryetarit të qytetit, Petro Andryushenko. Banorët janë të detyruar të marrin ujë nga kudo, “madje edhe nga puset e ujërave të zeza”, tha Andryushenko.

Nuk ka mjekë në qytet, shtoi ai, duke theksuar se më shumë se 100,000 njerëz nuk kanë kujdes shëndetësor dhe ilaçe.

Ata vdesin nga mungesa e ilaçeve.

Në rajonin e Donetskut nën kontrollin e trupave ruse, banorët e Mariupol po vdesin nga mungesa e ilaçeve, raporton agjencia ukrainase e lajmeve Ukrinform duke cituar një deklaratë nga këshilli i qytetit të Mariupolit dhe kryetari i bashkisë Vadim Boychenko.

Për më shumë se dy muaj, rusët dhe bashkëpunëtorët e tyre, autoritetet e vetëshpallura të Mariupolit, kanë bllokuar aksesin e banorëve në ujin e pijshëm, në mallra dhe ilaçe. Qyteti i Mariupolit siç njihet është pothuajse i shkatërruar, duke përjetuar një nga fatkeqësitë më të mëdha humanitare.

Në Mariupoli ka probleme me furnizimin me energji elektrike, ujë dhe gaz natyror. Që nga fillimi i pushtimit rus të qytetit, rreth 22,000 banorë janë vrarë. Më shumë se 50,000 janë zhvendosur në Rusi dhe në territoret e pushtuara të rajonit të Donetsk.

Për momentin në qytet jetojnë më shumë se 100 mijë banorë, në kushtet e fatkeqësisë ekologjike, ndërkohë që jeta e tyre kërcënohet nga shpërthimi i sëmundjeve infektive.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!