Më shumë se 40 vende janë zotuar të ndihmojnë në rindërtimin e Ukrainës, një hap i ri në përgjigjen ndaj pushtimit rus. Pas dy ditësh pune, organizatat ndërkombëtare dhe dhjetëra vende me përfaqësuesit e tyre nënshkruan një marrëveshje për të mbështetur rindërtimin e Ukrainës.
Ukraina aktualisht vlerëson koston e rindërtimit në 750 miliardë euro. Përfaqësues nga të paktën 40 vende së bashku me organizata shumëpalëshe si Banka Europiane e Investimeve dhe Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) nënshkruan Deklaratën e Luganos, e cila përshkruan një udhërrëfyes për rindërtimin e Ukrainës.
Deklarata fokusohet në mbështetjen politike, ekonomike dhe teknike për Ukrainën. Një pjesë e deklaratës e njohur si “Parimet e Luganos” përfshin rindërtimin, dhe gjithashtu një plan për reformat e brendshme të Ukrainës.
Njoftimi vjen pas një konference dy-ditore në qytetin zviceran të fokusuar në rimëkëmbjen e vendit.
“Ne kemi nevojë për gjithë botën,” tha ministrja gjermane e zhvillimit Swenja Schulze.
Schulze vuri në dukje gjithashtu mundësinë që projekti ofron për industritë gjermane.
/abcnews.al