Rusia ka pretenduar se disa nga armët që Perëndimi i dërgoi Ukrainës po përfundojnë në tregun e zi në të gjithë Lindjen e Mesme.
Lexo edhe: Zelensky: Kemi nevojë për garanci sigurie edhe nëse nuk jemi pjesë e NATO-s
Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se Ukraina kishte marrë më shumë se 28,000 ton ngarkesë ushtarake deri më tani.
“Sipas informacionit që disponojmë, disa nga armët e huaja të furnizuara nga Perëndimi në Ukrainë po përhapen në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme dhe po përfundojnë gjithashtu në tregun e zi”, tha Shoigu, pa dhënë asnjë detaj për të mbështetur pretendimin e tij. /abcnews.al