Jose Mourinho arriti të fitonte në “Air Albania” trofeun e Conference League, kompeticion i cili kishte dhe debutimin e tij këtë vit.
Trajneri portugez zbarkoi për herë të parë në jetën e tij në Shqipëri, vizitë që do ta mbajë mend gjithmonë, pasi ngriti në qiell trofeun e Conference, duke fituar kështu 3 kompeticionet e UEFA-s.
Një moment i veçantë në karrierë që tekniku luzitan dëshiron ta gdhendë edhe në trupin e tij. “La Repubblica” raporton se Murinjo ka takuat një nga tatuazhistët më të mirë të Romës për të bërë tatuazh trofeun e fituar në Tiranë, për ta përjetësuar gjithmonë këtë moment të rëndësishëm. /f.a/abcnews.al