Të shtëna me armë zjarri u regjistruan mbrëmjen e sotme në Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 në lagjen “Qemal Stafa”.
Sipas policisë, një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri ku është dëmtuar vetrata e një lokali aty afër dhe më pas është larguar.
Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë, ndërsa nuk ka persona të lënduar. Dyshohet se autori është një person me probleme të shëndetit mendor, pasi e kanë ngacmuar në rrugë dhe më pas ka qëlluar në ajër.

Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 18:00 në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri ku është dëmtuar vetrata e një lokali aty afër dhe më pas është larguar.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Nga veprimet paraprake hetimore të kryera nga grupi hetimor në vendngjarje është gjetur një gëzhojë.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit.
/abcnews.al

