Tirana u rikthye tek titulli në basketboll për femra. Skuadra kryeqytetase meritoi gjithçka nën drejtimin e trajnerit Erdal Borova.
U desh të kalonin plot 20 vjet.
Priti shumë gjatë Tirana për t’u shpallur përsëri kampione e Shqipërisë në basketboll për meshkuj, por ia doli më në fund.
Në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, SHKB Tirana arriti fitoren e tretë dhe vendimtare ndaj rivalit thuajse me të njëjtin emër, SHB Tirana, me shifrat 79-64.
Ky ishte titulli I 41-të për skuadrën kryeqytetase, të drejtuar aktualisht nga trajneri Erdal Borova, që do të thotë se tiranaset kanë fituar më shumë se 70 kampionatet e zhvilluara në Shqipëri.
Gjithsesi, ndeshja ishte krejt e ndryshme nga ato që luheshin në vitet 80-të mes Tiranës dhe Flamurtarit, kur lojtaret kryesore ishin vendase.
Në radhët e dy ekipeve ishin plot 11 basketbolliste të huaja, madje ato ishin shënueset më të mira.
Maksimoviç me 18 pikë, Bajiç me 17 e Vasoviç 17 për SHKB Tiranën kampione dhe Dukiç me 20 pikë për SHB Tiranën.
Të paktën, nënkampionet e trajneres Mirza Alibegaj, patën një shqiptare, Xhanajn, ndër më të dalluarat me 21 pikë.
Pas shumë vitesh, në finalen për titull nuk ishte Flamurtari, me skuadrën vlonjate të eleminuar në gjysmëfinale.
Tirana pra është rekordmene e titujve me 41, ndërsa Flamurtari e ndjek me 22. /ABC news Albania 24/7