Kontrabandonin pije freskuese, pranga dy personave

schedule09:28 - 10 Maj, 2019

schedule 09:28 - 10 Maj, 2019

Dy persona janë vënë në pranga dhe një  tjetër është shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar  “Kamuflimi”. për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e kontrabandës së mallrave që paguhet akcizë. Nga sa shikohet në video, personat në fjalë kontrabandonin produkte ushqimore, si pije energjike dhe pako çimçakiza, pakteta, pako duhan të grirë etj.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni “Kamuflimi”, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e kontrabandës së mallrave që paguhet akcizë.

Në pranga dy persona si dhe është shpallur në kërkim një tjetër

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një sasi mallrash kontrabandë

Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë finalizuar operacionin e koduar “Kamuflimi”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit:

N. P., 50 vjeç, banues në Tiranë dhe P. S., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i shtetasve të sipërpërmendur, u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin aktivitetin e kundraligjshëm që bënë fjalë për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë Industriale”, “Fshehja të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Këta shtetas, pa nipt e pa u rregjistruar fare në QKB, nën kamuflimin e bizneseve private si tregtar pakice, kanë mundur të fusin një sasi të konsiderueshme mallrash të dyshuara kontrabandë.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit S.B, banues në Tiranë, ku për shkak të hetimit nuk jepen të detaje të tjera.

Në cilësinë e provës materiale në funksion të këtij procedimi u sekuestrua;
1.440 (një mijë e katërqind e dyzetë) pije freskuese, 12.000 pako çimçakiza , 77.000 kuti , 750 pakteta, 64 pako duhan i grirë, një automjet dhe tre aparate celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!