FOTO/ Çmime të “kripura”, FIFA zbulon “fshatin e tifozëve” me tenda në Katar 2022

schedule12:55 - 4 Korrik, 2022

schedule 12:55 - 4 Korrik, 2022

Për herë të parë në histori kampionati Botëror “Katar 2022”  do të luhet në dimër në periudhën nëntor-dhjetor.

Kjo padiskutim është një risi, por gjithashtu një e veçantë do të jetë edhe vendi i cili do të presë tifozët e shumtë që do të ndjekin kampionatin botëror.

FIFA ka zbuluar “fshatin e tifozëve”, teksa çmimet janë “të kripura” dhe nuk bëhet fjalë për akomodime në hotele, pasi një natë në tendat e krijuara enkas për sportdashësit do të kushtojë qindra euro.

Po flasim për një zonë kampingu me tenda në Al Khor, por jo e zakonshme, pasi një prenotim do të kushtojë  rreth 350 funte për natë apo rreth 400 euro.

Në Katar rezervimet e hoteleve janë të kufizuara, pasi ka pasur kërkesa të jashtëzakonshme dhe me shumë mundësi, Al Khor pritet të jetë të jetë forma më e lirë e akomodimit për çdo tifozë.

Megjithatë, nuk po flasim për tenda të thjeshta, pasi për çdo kënd që do të rezervojë aty, do të jetë një eksperiencë dhe kujtim i bukur.

Tendat janë të bollshme, kanë ajër të kondicionuar, banjo të brendshme dhe pajisje për përgatitjen e kafesë dhe çajit.

Përveç kësaj, ekziston edhe luksi i një televizori, një tharëse flokësh, mundësi për të hekurosur rrobat, frigoriferi, një kasafortë dhe madje edhe Ëi-Fi, pra kushte që ofrohen në një dhomë tipike hoteli.

Al Khor është vetëm 40 minuta larg kryeqytetit Doha dhe do të mirëpresë 9 ndeshje duke përfshirë edhe një nga gjysmëfinalet e Botërorit të këtij viti.

FIFA e ka përshkruar akomodimin si një eksperiencë unike që do t’i lejojë tifozët të lidhen me kulturën e Katarit.

Fshati Fan Al Khor ofron një përvojë unike të kampingut arab që pasqyron dhe përfshin traditat e Katarit, me një ndërthurje fantastike të kushteve bashkëkohore  deri te stili tradicional.

I quajtur “fshati i tifozëve” është shumë pranë plazhit Farkiah, që mundëson një lidhje të jashtëzakonshme me natyrën, kulturën dhe bukurinë e rërës së artë.

Al Bayt Stadium dhe qyteti i Al Khor do të mirëpresin këto ndeshje gjatë Kupës së Botës:

Katar – Ekuador, Marok – Kroaci, Angli – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Spanjë – Gjermani, Holandë- Katar, Kosta Rika – Gjermani dhe më pas një ndeshje në fazat, 1/16, çerekfinale dhe gjysmëfinale.

/f.a/abcnews.al