Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Aksident tragjik në Greqi, 15-vjeçarja shqiptare ndërron jetë në spital

schedule09:47 - 4 Korrik, 2022

schedule 09:47 - 4 Korrik, 2022

Një 15-vjeçare  nga Shqipëria dhe një 23-vjeçar nga Gjeorgjia  kanë ndërruar jetë në Greqi, si pasojë e një aksidenti tragjik automobilistik.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në ishullin e Kretës, kur dy makina u përplasën kokë më kokë.

Shoferi 23-vjeçar ndërroi jetë në vend, ndërsa 15-vjeçarja dha frymën e fundit në spital.



Gjithashtu mësohet se në makinë ndodheshin dhe dy pasagjere të tjerë të cilët janë transportuar në spital me plagë të rënda.

Ndërkohë  shoferi dhe pasagjerja që ndodheshin te makina tjetër kanë marrë plagë të lehta nga përplasja.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!