Adele la pa fjalë një fanse gjatë koncerti të saj në BST Hyde Park , kur ajo jo vetëm i dhuroi një bluzë, por edhe para. Ylli me famë botërore hodhi dhuratën në turmë dhe iu drejtua fanses, e cila mbeti e shtangur. Vogëlushja, e ulur mbi supet e të atit, shpërtheu në lot pasi dhurata ra para saj.
Adele tha: “Ajo është mbi supet e babai të saj në pjesën e sipërme të gjelbër”. Më pas iu drejtua fansave: “Bëhuni të rriturit e duhur dhe jepjani dhuratën asaj”. Adele i kërkoi vajzës që të mbante bluzën dhe paratë dhe t’i tundte me dorë. “Shko blej diçka të këndshme për ty dashuria ime”, tha ajo.
Adele presented a small fan with a product from her store amid a crowd of 65,000 people today at her concert in Hyde Park. #AdeleBST
— Adele Daily (@adeledailynet) July 2, 2022
/abcnews.al

