Policia e Tiranës ka reaguar pas një video të bërë virale, ku shihej një person i zhveshur që lëvizte në rrugët e kryeqytetit.
Sipas policisë ky person vuan nga probleme të shëndetit mendor, dhe pasi ka dhunuar sot familjarët e tij, ka dalë jashtë banesë i zhveshur.
Sa kaq ai është shoqëruar në spitalin psikiatrik, ndërsa në vijim të veprimeve është bërë arrestimi i tij për veprën penale “Dhuna në familje”.
Njoftimi i policisë:
Në lidhje me një video të postuar në portale, në të cilën shfaqet një shtetas i zhveshur, ju sqarojmë se:
Sot rreth orës 12:55, është marrë njoftim se në rrugën “Mujo Ulqinaku”, një shtetas, i cili vuan nga probleme të theksuara të shëndetit mendor, ka dhunuar familjarët e tij dhe është larguar nga banesa i zhveshur.
Shërbimet e Policisë, pasi kanë marrë njoftimin, kanë reaguar menjëherë dhe rreth orës 13:10, kanë bërë kapjen e shtetasit E. M., 37 vjeç, dhe shoqërimin e tij për në spitalin psikiatrik ku dhe ndodhet aktualisht.
Në vijim të veprimeve është bërë arrestimi i tij për veprën penale “Dhuna në familje”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/Abcnews.al/