Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti ka folur për kampionatin e ardhshëm italian.
Sezonin e kaluar, napolitanët përfunduan në vendin e tretë me 79 pikë, 7 pikë prapa liderit Milan.
“Të gjithë presin që ne të vazhdojmë në të njëjtën rrugë, por nuk do të jetë e lehtë. Fakti që tifozët duan Scudetton nuk është diçka e re, por do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për ne që të futemi edhe në top 4. Ne nuk do të kemi një avantazh prej nëntë pikësh ndaj Juventusit në fillim të sezonit, as një epërsi të madhe ndaj Romës dhe Lazios .
Por nëse luajmë mirë, si sezonin e kaluar, mund të konkurrojmë me klubet kryesore.
Ne kemi pasur sukses të madh dhe kemi qenë në zonën e Champions League gjatë gjithë sezonit. Kishte ndeshje ku mund të kishim arritur më shumë dhe ende dhemb për shkak të kësaj”, tha Spalletti për Sky Sport Italia. /abcnews.al/