Gara e 10-të në Formula 1 për këtë sezon, do të mbahet mend gjatë për Carlos Sainz, me këtë të fundit që arriti të fitonte për herë të parë “pole-position”.
Pas kësaj fitoreje, spanjolli i Ferrarit lë pas Max Verstappen, ndërsa Ferrari i Chares Leclerc do të niset i dyti, i cili do të ndiqet nga Red Bulli i Sergio Perez.
Carlos Sainz ishte i mrekullueshëm, spanjolli i befasoi të gjithë në fund të një sesioni kualifikues të ndikuar nga reshjet e shiut.
Në pistën e lagësht e drejtoi në mënyrë të përsosur “kokëkuqen” e tij, për ëndërruar pse edhe suksesin në garë.
Piloti madrilen, megjithatë, do të duhet të luftojë në fillim me Max Verstappen, i cili me siguri do të jetë agresiv që në kthesën e parë për të parakaluar Ferrarin e spanjollit. /f.a/abcnews.al