Pas disfatës që pësoi me Johnny Depp, Amber Heard sërish në telashe me ligjin

schedule22:54 - 1 Korrik, 2022

schedule 22:54 - 1 Korrik, 2022

Nuk ka kaluar shumë kohë nga fitorja e Johnny Depp ndaj Amber Heard dhe aktorja 36-vjeçare ka gjasa të thirret sërish në gjykatë. Sipas mediave të huaja, Heard mund të rikthehet në sallat e gjyqit, për një dëshmi të rreme që ka dhënë në Australi në vitin 2015.

Në korrik të atij viti, kur aktorja e njohur ishte ende e martuar me Depp, u akuzua se kishte transportuar ilegalisht dy qentë e saj në Australi, pa i deklaruar ato, siç e kërkon ligji i vendit. Megjithatë, rasti në fjalë çuditërisht “u harrua” dhe aktorja nuk u dënua.

Johnny Depp dhe Amber Heard pozojnë për fotografët në tapetin e kuq.

Çështja u mbyll ndërsa Heard dhe Depp kërkuan falje publike më vonë në Prill të 2016-ës, një muaj para se ata të ndaheshin. Megjithatë, në një deklaratë këtë javë, autoritetet australiane konfirmuan se Heard është ende nën hetim për dëshmi të rreme.

Zëdhënësi i Departamenti i Bujqësisë, Ujit dhe Mjedisit tha për Metro: “Departamenti i Bujqësisë, Ujit dhe Mjedisit po heton akuzat për dëshmi të rreme nga zonja Heard gjatë proceseve gjyqësore për importimin e paligjshëm të dy qenve të saj në Australi në vitin 2015″.

SHBA-GJYKATA-DEPP-DËGJUAR

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!