Kryeministri grek shpall 15 mijë vende të lira pune për qytetarët mbi 45 vjeç

schedule22:37 - 1 Korrik, 2022

schedule 22:37 - 1 Korrik, 2022

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis njoftoi sot se qeveria helene po punon për hapjen e 15 mijë vendeve të lira pune për qytetarët grekë.

Protothema.gr raporton se Mitsotakis do të shpallë 15 mijë vende të lira pune për qytetarët mbi 45 vjeç.

Programi i ri i punësimit për të papunët afatgjatë mbi 45 vjeç në sektorin privat do të fokusohet në zonat që konsiderohen si “xhepat” me papunësinë më të lartë në Greqi. Programi i punësimit do të financohet me një buxhet prej 120 milionë eurosh nga Fondi i Rimëkëmbjes, shkruajnë mediet helene.

Personat që do të përfitojnë nga programi i punësimit do të kenë mundësinë të punojnë në një periudhë kohore 12 deri në 18 muaj, me pagë mujore 653 deri në 746 euro./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!