Intervista e Vjosa Osmanit për CNN: Serbia nuk mund të ecë në dy drejtime, të zgjedhë ose Moskën ose BE-në

schedule20:55 - 1 Korrik, 2022

schedule 20:55 - 1 Korrik, 2022

Në një intervistë të shkurtër dhënë për “CNN International”, Presidentja Vjosa Osmani ka folur për aspiratat e Kosovës që të aplikojë për statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ajo ka thënë se Kosova asnjëherë nuk ka shikuar të gjejë rrugë tjetër, pos asaj Euroatlantike.
Osmani ka folur edhe për pikëpamjet se Serbia po ecën në rrugën drejt Bashkimit Evropian, duke thënë se nuk beson në diçka të tillë.

Serbia provon të ecën edhe rrugës së Moskës edhe rrugës së së Evropës. S’mund të ecësh në të dy rrugët, të të njëjtën kohë”.

Për kërkesën që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s, Presidentja Osmani ka thënë se pas sulmit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës, “çdokush” e ka kuptuar se të jesh në NATO, do të thotë të jesh i sigurt.

“Të jesh në NATO do të thotë të jesh i sigurt. Kështu që, praktikisht, arsyeja kryesore pse populli i Kosovës dhe vizioni ynë si krerë të institucioneve të Kosovës është që të bëhemi anëtar i NATO-s, është për shkak të sigurisë dhe mbrojtjes. Por, edhe se ne nuk e shohim NATO-n vetëm si një makineri ushtarake, por si një sistem bazë të vlerave”, ka thënë Osmani./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!