Një e treta e britanikëve pretendojnë se kanë parë një UFO dhe 58 për qind e tyre i kanë raportuar rastet në polici.
Një studim i 2000 të rriturve zbuloi se 37 për qind mendojnë se kanë qenë dëshmitarë të diçkaje “të pazakonshme”, megjithëse 35 për qind e konsiderojnë atë si një iluzion optik.
Ndërsa 45 për qind mendojnë që UFO-t dhe alienët ekzistojnë, 23 për qind e përshkruajnë veten si “besimtarë të vërtetë” të jetës jashtëtokësore.
Hulumtimi u zhvillua nga Birraria Beavertown për të festuar Ditën Botërore të UFO-ve (e shtunë 2 korrik), shkruan The Sun.
Një zëdhënës i fabrikës së birrës artizanale tha: “Ju shpesh dëgjoni historitë që njerëzit kanë parë në mënyrë legjitime pamje të alienëve ose UFO-ve në qytete anembanë vendit. Ne gjithmonë kemi pyetur veten se sa britanikë besojnë te alienët, kështu që ka qenë vërtet interesante të shikojmë hulumtimin në Ditën Botërore të UFO-ve dhe të zbulojmë se si ndihen njerëzit për jetën jashtëtokësore. ”
Studimi, i kryer përmes OnePoll, zbuloi gjithashtu se 61 për qind pranojnë se ka disa ngjarje në histori, të tilla si se si personi i parë u ul në Hënë, që i hutojnë ata dhe ende nuk i kanë kuptuar./Abcnews.al/