Ukraina pretendon se ka vrarë mbi 35 mijë ushtarë rusë në pesë muaj luftë

schedule18:21 - 1 Korrik, 2022

schedule 18:21 - 1 Korrik, 2022

Autoritet ukrainase kanë njoftuar se ushtria ukrainase ka vrarë të paktën 35,750 ushtarë rusë që prej fillimit të luftës, 24 shkurt.

Sipas zyrtarëve ukrainas në 24 orët e fundit ushtria e tyre ka vrarë 150 trupa ruse.

Skynews raporton se shifrat e publikuara nga Ukraina për ushtarët rusë të vrarë kanë qenë vazhdimisht më të larat se shifrat e publikuara nga Rusia dhe agjencitë perëndimore./abcnews.al/