VIDEO/ Kryebashkiaku meksikan martohet me aligatorin, vulos dasmën me puthjen në buzë

schedule17:33 - 1 Korrik, 2022

schedule 17:33 - 1 Korrik, 2022

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Meksikë.

Një kryebashkiak është martuar me një aligator që kishte të veshur një fustan nusërie. Ai vulosi dasmën e tyre me një puthje në buzë.

Kryetari i bashkisë së San Pedro Huamelula, Victor Hugo Sosa, u martua me aligatorin si pjesë e një rituali të vjetër indigjen për të sjellë bollëk në fshat, në Meksikën jugperëndimore.

Zvarraniku shtatë vjeçar, i quajtur  Princesha e Vogël, besohet të jetë një hyjni që përfaqëson Nënën Tokë dhe martesa e saj me udhëheqësin lokal simbolizon bashkimin e njerëzve me hyjnoren.

Në një ceremoni shumëngjyrëshe, tingëlloi muzika tradicionale dhe argëtuesit vallëzuan ndërsa i luteshin udhëheqësit të puthte nusen e tij të re.

Kryebashkiaku mbante nusen aligator në krahë ndërsa shoqërohej nga të ftuarit nëpër rrugë.

Elia Edith Aguilar, e njohur si kumbara që organizoi dasmën, tha: “Më jep shumë lumturi dhe më bën krenare për rrënjët e mia.

“Është një traditë shumë e bukur”. 

Ajo shtoi se ishte një privilegj që t’i besohej kryerja e ceremonisë dhe tha se kaloi shumë kohë duke u shqetësuar se çfarë do të vishte nusja./Abcnews.al/