“Sulm i shëmtuar ndaj ministres”, Rama: Ka vend për përmirësime te ligji për investitorët strategjik

schedule13:55 - 1 Korrik, 2022

schedule 13:55 - 1 Korrik, 2022

Kryeministri Edi Rama ka thënë se diskutimi në lidhje me bshkëshortin e ministers Olta Xhaçka si investor strategjik, është një sulm i shëmtuar personal.

Ai tha se ka vend për përmirësime dhe shtoi se mund të rritet sasia e investimeve të nevojshme për t’u shpallur investitor strategjik, me detyrën edhe për të bërë opozitën e vetes.

“Prirja im është gjithmonë që të mësoj, ajo çka debatohet është shumë e qartë. Ky diskutim nuk ka që nuk ka asnjë vlerë, është i shëmtuar në nivelin e sulmit personal ndaj ministres, është një diksutim që ka një vlerë për investimet strategjike për të bërë një rishikim të kuadrit ligjor. Se është një histori, para disa vitesh. Doli lajmi para disa vjetësh që X kishte marr X hektarë ndërkohë që X kishte marrë titullin nuk kishte plotësuar kriteret dhe kur lajmi mori dhenë ishte hequr statusi investitor strategjik. Mbase ka ardhur momenti të rrisim sasinë e investimit për të dhënë statusin. E kemi ne detyrën tonë që çdo gjë ta bëjmë më mirë dhe kemi edhe ekstra detyrën që të bëjmë opozitën e vetes duke u nisur nga indicia për përmirësime të mundshme që vijnë edhe kur ngrihen çështje që janë të bazuara te sulmi personal”, tha Rama. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!