Presidentja e Komisionit Evropian ka bërë të ditur se ka zhvilluar pasditen e së premtes një bisedë telefonike me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovačevski.
Në një postim në llogarinë e saj në Twitter, Ursula von der Leyen thotë se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, me ndihmën e Francës, janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje e cila merr parasysh interesat dhe shqetësimet e palëve.
Më tej, von der Leyen shton se KE është gati të fillojë procesin e shqyrtimit për RMVA dhe Shqipërinë, hapi tjetër në rrugën e tyre evropiane.
“Pata një telefonatë me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovačevski. Mora lajmin që RMV dhe Bullgaria, me ndihmën e Francës, janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje janë afër një marrëveshjeje e cila merr parasysh interesat dhe shqetësimet e palëve. KE është gati të fillojë procesin e shqyrtimit për RMVA dhe Shqipërinë, hapi tjetër në rrugën e tyre evropiane.” /abcnews.al/
URSULA VON DER LEYEN NË TWITTER
Good phone call with PM @DKovachevski
Welcome news that ?? and ??, with support of France, are close to an agreement which takes into account interests & concerns.@EU_Commission is ready to start the screening process for ?? and ??, the next step on their European path.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) July 1, 2022