Krerët e Ballkanit mblidhen në Tiranë

schedule08:15 - 9 Maj, 2019

schedule 08:15 - 9 Maj, 2019

Krerët e Shteteve të vendeve të Ballkanit mblidhen sot në Tiranë, në kuadër të procesit të Brdo-Brijunit-t, nismë e ndërmarrë që prej vitit 2013 nga Kroacia dhe Slovenia që në vitin 2013 për të nxitur afrimin e rajonit me Bashkimin Europian

Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitarovic dhe Presidenti Borut Pahor, së bashku me presidentin shqiptar Ilir Meta janë mikëpritesit e takimit, pjesa e rëndësishme e të cilit do të zhvillohet gjatë ditës së nesërme.

Përveç drejtuesve të vendeve të Ballkanit, në Tiranë ka mbërritur dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian Federica Mogherini si dhe presidenti polak Andrzej Duda.

Pritet që udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor të miratojnë një deklaratë të përbashkët drejtuar Komisionit Europian, duke kërkuar që anëtarësimi i rajonit të mbetet në rendin e ditës së BE-së, pasi perspektiva europiane e tij konsiderohet e rëndësishme jo vetëm për stabilitetin e rajonit por dhe të vetë Bashkimit europian./VOA

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!