Abdixhiku: Njohja mund të mos na vijë fare, Kurti përfundoi në tavolina dialoguese i papërgatitur

schedule07:32 - 1 Korrik, 2022

schedule 07:32 - 1 Korrik, 2022

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për dialogun, duke thënë se përfundoi në tavolina i papërgatitur, meqë se cilësonte prioritet. Sipas tij, Qeveria e Kosovës nuk ka strategji për përfundimin e këtij procesi.

“Kosova duhet të ketë prioritet marrjen me dialogun sepse Kurti ka nisur diskutimin se dialogu nuk është prioritet, teksa përfundoi në tavolina dialoguese i papërgatitur. Pasi kur nuk e ke prioritet, as nuk je i përgatitur. Nuk ka strategji për përfundimit e këtij procesi, e ky proces është shumë i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Abdixhiku.

Kjreu i LDK-së ka deklaruar se njohja nga Serbia mund të mos i vijë fare Kosovës.

“Në dialog nuk flitet për sovranitetin, territorin dhe rendin kushtetues të Kosovës. Po ta kishim klasën politike më të guximshme do të kishim më shumë aleatë në krahë për këtë proces. Njohja mund të mos na vijë fare, por kam frikën se si po e portretizojmë vetën para vendeve aleate. Sikur të marrim njohjen e pesë shteteve mosnjohëse kjo do t’i hapte rrugë anëtarësimit në BE dhe NATO, e punë e madhe se çfarë do të mendoj Serbia”, ka thënë Abdixhiku në Klan Kosova.

Më tej, Abdixhiku ka thënë se LDK-ja i jep rëndësi procesit të dialogut, por jo edhe palëve përfaqësuese nga Kosova.

“LDK-ja i jep rëndësi procesit, mirëpo, jo palëve përfaqësuese. Kurti as nuk raporton as para se të shkojë e as pasi që kthehet në takimet dialoguese. Por, ky është një stil i mbyllur i qeverisjes. Kemi një kryeministër që nuk është besnik ndaj asnjë parimi që ka pasur ndër vite”, tha Abdixhiku./Gazeta Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!