Tensioni i lartë i gjakut (hipertensioni) shpesh quhet “vrasësi i heshtur” për shumë arsye. Zakonisht vjen pa simptoma dhe rrit rrezikun e problemeve të zemrës, por ç’mund të bëni nëse presioni juaj i gjakut është më shumë se 130/80 mm Hg?
Rrit aktivitetin fizik dhe ushtrohu më shumë!
Ecje për 40 minuta rreth 3 herë në javë.
Përpiqu të humbasësh peshë nëse je mbipeshë
Studime të shumta kanë treguar se dietat ushqimore dhe humbja e peshës reduktojnë ndjeshëm tensionin e lartë duke e stabilizuar.
Ndërprisni sheqernat dhe karbohidratet.
Duke reduktuar konsumin e tyre bini njëkohësisht në peshë dhe stabilizoni presionin e lartë të gjakut.
Konsumoni më pak ushqim të procesuar
Edhe ato që pretendojnë se nuk kanë yndyrë, janë të larta në përmbajtje kripe dhe sheqeri për të kompesuar mungesën e yndyrave. Konsumoni vetëm gjëra që i përgatisni vetë në çast.
Hiqni dorë nga duhani
Mund të jetë e vështirë, por në fund të ditës ja vlen.
Përpiquni të mos stresohesh
Është e pamundur të bëhet në nivelin 100%, por gjeni disa mënyra për ta reduktuar në nder të shëndetit dhe tensionit. Dëgjoni muzikë, lexoni një libër, bëni shëtitje të gjata dhe ndërkohë mos harroni të merrni frymë thellë.
Konsumoni pak çokollatë të zezë
Është vërtetuar që çokollata e zezë mund ta ulë tensionin e lartë të zemrës.
Sigurohu të bësh gjumë të qetë e të plotë
Nëse s’flini mirë, me siguri kjo do t’ju ndikojë në presionin tuaj të gjakut. Është shumë e nevojshme të ndiqni një orar të caktuar gjumi dhe të shmangni dremitjet gjatë ditës.
Hani hudhra ose merrni suplemente të tjera të saj
Hudhra e freskët ose ekstraktet e saj përdoren gjerësisht për të ulur tensionin e zemrës, përveçse janë antioksidant fantastikë!
Merrni mjekime nëse është e nevojshme
Nëse tensioni juaj është i lartë dhe nuk ulet as pas ndryshimeve në stilin e jetës, duhet patjetër t’i drejtoheni mjekut. Mund të jetë e domosdoshme ta mbani nën kontroll përmes barnave.