Kërkohej në Itali e Gjermani, por Manaj e ka zgjedhur skuadrën në Spanjë, mungon vetëm zyrtarizimi

schedule22:05 - 30 Qershor, 2022

schedule 22:05 - 30 Qershor, 2022

Rey Manaj është një hap larg kalimit te Getafe. Sulmuesi i Barçës, i cili këtë sezon që kaloi luajti i huazuar te Spezia në Seria A arriti të shënonte 5 gola në 30 ndeshje.

Skuadra nga Italia dhe Gjermania shfaqën interes për shërbimet e Manajt, por siç raportohet nga “Mundo Deportivo”, sulmuesi i kombëtares shqiptare ka zgjedhur Getafen për të vazhduar karrierën e tij.

Raportohet gjithashtu se Manaj mund të finalizojë transferimin e tij deri ditën e hënë, teksa në këtë mënyrë nuk do t’i bashkohet Barcelonës në stërvitje

Barça pagoi vetëm 700 mijë euro te Albacete kur ai nënshkroi në janar të 2020.  Spezia pagoi 300 mijë euro në verë për transferimin e tij dhe mbetet të saktësohet se sa do të paguajë Getafe tani për transferimin e sulmuesit, duke marrë parasysh që Manajt i ka mbetur edhe një vit kontratë me katalanasit. /f.a/abcnews.al