Bayern Munich është i vendosur sa i takon parave që kërkon të arkëtojë nga shitja e Robert Lewandowskit. Pavarësisht se bavarezët po negociojnë me Barcelonën për transferimin e sulmuesit polak, përsëri klubi gjerman këmbëngul në kërkesat e tij.
Sipas “Bild” raportohet se Bayern ka refuzuar për herë të dytë ofertën e Barçës për Lewandowskin, me katalanasit që kanë ofruar 40 milionë euro plus 5 milionë të tjera bonuse, ofertë kjo që nuk është pranuar nga kampionët e Bundesligës.
Po sipas burimit në fjalë raportohet se Bayern vazhdon të kërkojnë 50 milionë euro për Lewandowskin dhe Barça nëse dëshiron vërtetë shërbimet e sulmuesit atëherë duhet të derdhë në arkat e gjermanëve shifrën prej 50 milionë euro.
Kujtojmë se klubi gjerman ka refuzuar ofertën e parë të katalanasve, e cila kapte shifrën e 32 milionë eurove plus bonuse, ndërsa tashmë kanë refuzuar edhe ofertën e dytë nga blaugranat. /f.a/abcnews.al