Një operacion i madh kundër Call Centerave është duke u zhvilluar aktualisht në Shkodër. Gazetari Ermal Vija bën me dije për abcnews.al se deri më tani janë shoqëruar 150 punonjës të Call Centerave si edhe janë sekuestruar një numër i madh pajisjesh, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së këtij aktiviteti.
Lexo edhe: Si i zhvati “Call Center-i” në Tiranë 9 700 euro gjermanes duke i premtuar milionat me Bitcoin, Abcnews.al siguron dokumentin
Dyshohet se Call Centerat kanë mashtruar një numër të madh personash gjatë aktivitetit të tyre, ndërsa priten arrestime.
Lexo KËTU gjithçka mbi operacionet ndaj Call Centerave
Policia dhe prokuroria kanë të dhëna se gjatë aktivitetit të tyre kryesisht në sektorin e “Forex”, punonjësit e Call Center-ave kanë mashtruar me shumë të mëdha qytetarë të vendeve të ndryshme të BE-së duke iu premtuar atyre se do t’i bënin milionerë nëse investonin paratë e tyre në platformat e propozuara. Në fakt, bëhej fjalë për një mashtrim në mënyrë të koordinuar pasi punonjësit e Call Centerave zhdukeshin sapo kuptonin se e kishin “vjelë” mirë viktimën. /abcnews.al