Melodramë në Tiranë, burri grindet me gruan dhe ia “fut” vetes: Çfarë zbuloi policia

schedule13:52 - 30 Qershor, 2022

schedule 13:52 - 30 Qershor, 2022

Policia ka zbardhur ngjarjen e mistershme të një dite më parë ku një burrë u paraqit me plagë plumbi në spitalin e Traumës në Tiranë.

Mësohet se 56-vjeçari me banim në lagjen “Don Bosko” në kryeqytet, ishte grindur me bashkëshorten dhe pas kësaj ka tentuar që të vrasë veten duke qëlluar me një pistoletë.

Për fat të mirë plumbi nuk i ka shkaktuar vdekjen dhe ai tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Tiranë

Arrestohet në flagrancë 56-vjeçari që u vetëplagos me armë zjarri, ditën e djeshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 56 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ky shtetas është paraqitur ditën e djeshme, në Spitalin e Traumës, me dëmtime të shaktuara nga përdorimi i armës së zjarrit.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, ditën e djeshme, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe më pas ka tentuar të vrasë veten me armën e zjarrit që e mbante pa leje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë dhe një sasi municioni luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!