Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev tha të enjten se në rrethana të caktuara, sanksionet kundër Moskës mund të shihen si një akt agresioni dhe një justifikim për luftën.
“Dëshiroj të theksoj edhe një herë se në rrethana të caktuara masa të tilla armiqësore mund të kualifikohen gjithashtu si një akt agresioni ndërkombëtar. Madje edhe si një casus belli (justifikim për luftë)”, tha Medvedev, duke shtuar se Rusia ka të drejtë të mbrojë veten.
Rusia është përballur me sanksione ekonomike gjymtuese nga vendet perëndimore në përgjigje të pushtimit të saj të Ukrainës më 24 shkurt, të cilin ajo e quan një “operacion special ushtarak”.
Medvedev, një ish-president rus, i cili dikur shihej si një liberal, është shfaqur si një nga përkrahësit më të mëdhenj të luftës, duke bërë deklatrata të forta ndaj Perëndimit. /abcnews.al