Sezoni turistik ka nisur me problematika. Sot pjesë e gjyqit në “Bardh a Zi” në Abc ishin pikërisht këto problematika të sektorit të turizmit.
Akuzatori Enriko Ceko u shpreh se ka një armatë që mund të punojë në sektorin e turizmit, por vetë sektori nuk ofron mundësi për këta njerëz.
Ceko: Po të gërmosh në sektorin e turizmit del që nga pothuajse nga 90 mijë personat që punojnë, kryesisht gjatë verës, 60 mijë prej tyre janë punonjës me një punë të paqëndrueshme, kryesisht pa kontrata. Punojnë vetëm gjatë verës dhe pastaj bëjnë punë të tjera, kryesisht janë të rinj dhe paga e tyre nuk është e njëjtë me të atyre që janë më të përvojë në mjetin e turizmit. Mungojnë dhe veshjet, pajisjet përkatëse në këtë sektor.
Por Ilir Kapllani, drejtues biznesi, i pranishëm në studio u shpreh se turizmi do përvojë.
Kapllani: Turizmi do përvojë, do edhe çmim. Te ne bëhet naze për çmimin. Për sezonalet duhet të mendojë qeveria, për 3 muaj unë nuk mund të lidh kontrata pune. Mua më duhen njerëz për në punë.
Irida Qosja, zëvendës kryeinspektore në inspektoriatin e punës u shpreh se ligji nuk të lejon të punosh informal, i pa deklaruar dhe i pasiguruar.
Qosja: Mungesa e kontratës është përgjegjësi totale e punëdhënësit që pranon të fusë në ambientet e punës së tij një punëmarrës. Ne mbajmë procedurat dhe sanksionet e parashikuar nga ligji. Aktualisht janë 98 inspektorë në terren. Nuk pretendohet që inspektorët të kontrollojnë çdo biznes. Ama inspektoriati bën kontrolle mbi bazën e vlerësimit të riskut dhe sektori i turizmit është një sektor i cili ka një riskt shumë të lartë sa i takon informalitetit.
Vilma Bello, zëvendës ministre e Turizimit u shpreh se ky sektor është bërë pritoritar vitet e fundit.
Bello: Sfida më e madhe e turizmit është të jetë i qëndrueshëm dhe gjithë vjetor. Duke qenë gjithëvjetor i krijon mundësi të punësuarve.
Kapllani theksoi se turizmi është biznesi më i madh në Shqipëri.
Kapllani: Pastaj vjen kanabisi, eskortat e kështu me radhë. Përfaqëson gjithçka për vendin.
Edlira Çepani, përfaqësuese e Shoqërisë Civile, gjykon se Shqipëria i ka të gjitha burimet për të pasur një turizëm i cili zgjat 1 vit të tërë.
Çepani: Në një hapësirë shumë të vogël kemi det, mal dhe të gjitha mundësitë.
Por sipas saj turizmit i mungon një mundësi makro sepse gjërat bëhen me strategji dhe jo në mënyrë sporadike. Duhet të jetë shteti ai që bën strategjinë e zhvillimit të turizmit./Abcnews.al/