Elbasani u “përgjak”, sa të shtëna pati në vendngjarje, çfarë nxjerrin kamerat e sigurisë ditën që u vra Xhuvani

schedule20:38 - 29 Qershor, 2022

schedule 20:38 - 29 Qershor, 2022

Katër ditë para zgjedhjeve elektorale në Shqipëri, në qytetin e Elbasanit pati një përplasje mes militantëve partiakë të PS dhe PD, ku pas sherrit verbal u përdorën edhe armë ku mbeti i vrarë mjeku psikiatër Pjerin Xhuvani, dhe u plagosën 4 persona të tjerë, mes tyre edhe një efektive policie e forcave “Shqiponja”.

Nga dosja e siguruar nga Abc, lidhur me ngjarjen e 21 prillit të vitit të kaluar, vërehet se në ekspertizën mjekoligjore të spitalit të Elbasanit, ndaj mjekut Pjerin Xhuvani është qëlluar vetëm një plumb, i cili i ka kapur pjesën e kokës.

Ndërkohë që tek një nga të plagosurit, Elton Bodinaku, janë konstatuar dy plagë në bark, të cilat janë konsideruar si mjaft të rënda.

Ndërsa efektivja e policisë Xhensila Sota, ka marrë dy plagë në këmbën e majtë, pa rrezik për jetën.

Gjithashtu plagë në trup i janë konstatuar edhe Paolo Vuksanit si dhe Emiljano Prengës.

Kujtojmë që pak ditë më parë gazetari investigativ, Artan Hoxha paralajmëroi nisjen e arrestimeve për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, i cili u qëllua nga një badigard i PD-së, ndërsa patrullonin nëpër rrugët e qytetit të Elbasanit.

Gjithashtu në vendngjarje janë gjetur 20 gëzhoja. Lidhur me këtë ngjarje dy ditë më parë Gjykata e Elbasanit dhe masën arrest shtëpie për dy drejtuesit e lartë të policisë Albert Nushin dhe Nikollaq Pallën si dhe pezulloi nga detyra 6 efektivë, me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe deklarimit të rremë.

Në dosje theksohet gjithashtu se policia ka qenë e pranishme në vendngjarje por nuk ka bërë asnjë veprim për të parandaluar përplasjen me armë, që solli një të vdekur dhe katër të plagosur.

/Abcnews.al/